Dy të dyshuar mbesin në paraburgim

Dy të dyshuar mbesin në paraburgim

Prishtinë, 02.05.2019 – Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur në dy raste të ndara, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.M. dhe V. Q.

I pari  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprën penale: “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të paraparë më nenin 3 par.3 të Ligji Për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të vendit.

Ndërsa V.Q. për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në këtë mënyrë Gjykata ka lënë në fuqi dy  aktvendime tëe Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.04.2019, sipas të cilave, masa në fjalë  u është caktuar deri më 20.05.2019.

Gjykata e Apelit ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës(KPP).