Shala: Korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që kanë integritet të lartë, profesional dhe moral

Shala: Korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që kanë integritet të lartë, profesional dhe moral

Prishtinë, 23.05.2019 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, mori pjesë të enjten në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN, lidhur me prezantimin e raportit vjetor të monitorimit të gjykatave.

Prishtinë, 23.05.2019 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, mori pjesë të enjten në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN, lidhur me prezantimin e raportit vjetor të monitorimit të gjykatave.

Duke qenë se edhe këtë vit, në fokus ishte lufta kundër korrupsionit, kryetari i Apelit theksoj se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, nuk mund të quhet  kjo luftë sie dështuar.  “Gjithë këto raste, aktakuza, gjykime, bese edhe dënime tregojnë se drejtësia kosovare nuk është dorëzuar përball kësaj dukurie. Natyrisht që nuk jemi në nivelin që duam, natyrisht që gjerat mund të bëhen me mirë por s’mund të themi që nuk kemi bërë asgjë. Aq më tepër kur shoh gatishmëri nga të gjithë ne për luftimin e tij”- tha Shala.

Shala shtoj ,se korrupsioni, sidomos ai i profilit të lartë, është një dukuri komplekse, e sofistikuar, e që zakonisht kryhet prej një shtrese të njerëzve, që në rrethana normale janë elita e shoqërisë. Prandaj sipas ti, kësaj kategorie, duhet kundërvënë me  polic profesional, prokuror profesional dhe gjithashtu gjyqtarë profesional.  “ Si gjyqtar, si prokuror, si policë duhet të demonstrojmë më shumë gatishmëri dhe vendosmëri, më gjithë pengesat që mund të na dalin dhe rrezikun që mund të na kanoset. Nëse për të tjerët lufta ndaj korrupsionit është akt qytetar, për ne është obligim mbi obligimet. Është misioni dhe qëllimi ynë primar. Mos harroni korrupsionin mund ta luftojnë vetëm njerëzit me integritet të lartë moral e profesional” – tha nder të tjera Shala.

Në fund duke folur për performancën e Gjykatës së Apelit, tha ajo është e lartë pasi që  95 % e vendimeve që shkojnë në Gjykatën Supreme, përmes mjeteve të jashtëzakonshme vërtetohen. Ndërsa prezantoj edhe disa të dhëna statistikore sipas te cilave Gjykata e Apelit gjatë vitit 2018  ka pasur në  punë 127 raste kundër korrupsionit, nga të cilat ka kryer 107.