Udhëzuesi për Procedurën Administrative së shpejti në duar të juristeve

Udhëzuesi për  Procedurën Administrative së shpejti në duar të juristeve

Ky takim erdhi pas përfundimit më sukses të “Udhëzuesit për Procedurë Administrative”, që për autor ka kryetarin Shala dhe gjyqtaren Delushe Halimi, projekt ky i mbështetur nga GIZ-i gjerman me Akademinë e Drejtësisë.

Prishtinë, 10.06.2019 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, priti sot Udhëheqësin e  Projektit të GIZ-it për Reforma Ligjore dhe Administrative z. Karl Weber, dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Valon Kurtaj.

Ky takim erdhi pas përfundimit më sukses të “Udhëzuesit për Procedurë Administrative”, që për autor ka kryetarin Shala dhe gjyqtaren Delushe Halimi, projekt ky i mbështetur nga  GIZ-i gjerman me Akademinë  e  Drejtësisë.

Shala falënderoj z. Weber për kontributin e vazhdueshëm që jep kjo organizatë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.  Ata  u zotuan, se  bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje, në fusha të cilat i shërbejnë  rritjes së profesionalizimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.