U ndryshohen masat e sigurisë 59 të dyshuarve

U ndryshohen masat e sigurisë 59 të dyshuarve

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës, me anë te dy aktvendimeve të ndara, u a ka ndërprerë masë n e paraburgimit 39 të pandehurve, dhe atë të arrestit shtëpiak 20 peronave të tjerë.

    Grupit të parë, masa e paraburgimi  u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, ndërsa grupit të dytë masa e arrestit shtëpiak u është zëvendësuar më atë te paraqitjes në stacion policor.

    Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë, se në cilësi të zyrtarëve policor, në rajonin e Mitrovicës, kanë kryer veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Marrje e ryshfetit, vepra këto te sanksionuara në bazë te dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata e Apelit vlerëson se është i drejt qëndrimi juridik i gjykatës se shkalles se parë, se ekziston dyshimi i bazuar, se te pandehurit kane kryer  këto veprën penale ngase ne shkresat e lëndës ka prova te mjaftueshme qe mbështesin këtë dyshim. Por kjo gjykatë nuk mbështetë konstatimet e gjykatës themelore, se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë ose përsërisin veprat  penale, ngase të njëjtit janë pezulluar nga pozitat e tyre.

    Sa i përket caktimit të paraburgimit mbi bazën e veçantë të  rrezikut të ikjes, Apeli konstaton se ky rrezik mund të evitohet edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak.