Kthehet në rivendosje çështja kundër F.A. dhe 61 personave të tjerë

Kthehet në rivendosje çështja kundër F.A. dhe 61 personave të tjerë

Prishtinë, 02 nëntor 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rivendosje çështjen kundër F.A. dhe 61 personave tjerë të cilët po akuzohen nga ana e prokurorisë për vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar, ushtrim të paligjëshem të veprimtarisë mjeksore dhe trajtim të pa ndergjegjëshem mjekësor.

Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një aktvendimi të datës 31.07.2017, i kishte refuzuar si të pa bazuara kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës së ngritur nga ane e Pokurorisë Speciale me datë 14.06.2016, dhe pushim të procedurës penale.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e palëve, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimi i shkallës së parë përmbanë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 lidhur me nenin 245, 249 dhe 250 të Kodit të Procedurës Penale, ngase :

–          Gjykata e shkallës së parë nuk ka respektuar dispozitat e procedurale për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, duke mbajtur seancë pa praninë e të pandehurve.

–          Nuk ka respektuar të drejtat e parapara për mbrojtje profesionale të të pandehurve, kur ka zhvilluar seancë pa praninë e mbrojtësve të tyre, ndërsa për disa nga pa vendosur më parë për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike.

Në  arsyetimin e  aktvendimit të ankimuar, nuk janë dhënë fare arsye të qarta se cilat janë ato prova në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, e që mbështesin dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer ato vepra penale për të cilat janë akuzuar