Refuzohet si e pa bazuar, ankesa e Prokurorisë në rastin e F.L. E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T.

Refuzohet si e pa bazuar, ankesa e Prokurorisë në rastin e F.L. E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T.

Prishtinë, 02.07.2019 – Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër F. L., dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 24.11.2018, është vërtetuar.

F.L.,E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T., akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale nga Kodi Penal i Republikes së Kosoves, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.

Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike.