I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 22.07.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.08.2019, mbetet në fuqi.

Prishtinë, 06.08.2019 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurit G.S.

Aktvendimi i  Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 22.07.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.08.2019, mbetet në fuqi.

G.S. po dyshohet nga ana e Prokurorisë  Speciale, se ka kryer veprën penale “ Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal Jugosllav, vepër kjo e dënueshme edhe sipas legjislacionit në fuqi, dhe konventave ndërkombëtare.

Gjykata e Apelit, gjeti se aktvendimi për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurit është i drejtë dhe i ligjshëm, ngase ekziston dyshimi i bazuar, se ai e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ndërkaq ekzistojnë arsye për te besuar,  se  mund të ikë ose arratiset, më qellim të shmangies se procedurës penale, të ndikoj në prova ose dëshmitarë ose të kryej ndonjë vepër penale të re.