Të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, i ashpërsohet dënimi më burgim

Të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, i ashpërsohet dënimi më burgim

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë themelore, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 04.03.2019, në rastin e të akuzuarit L.M. për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” , nga neni 378 par. 9 lidhur me par. 6 dhe par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 26.08.2019 – Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë themelore, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 04.03.2019, në rastin e të akuzuarit L.M. për shkak të veprës penale  “Rrezikim i trafikut publik” , nga neni 378 par. 9 lidhur me par. 6 dhe par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është ndryshuar vetëm sa  i përket vendimit mbi dënim, ashtu që nga 3 vjet e 6 muaj burgim, të akuzuarit dënimi i është rritur në 5 vjet.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, rrethanat e konstatuara dhe të vlerësuara nga gjykata e shkallës së parë nuk justifikojnë shqiptimin e dënimit  më burg  në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muajve, si të mjaftueshëm për arritjen e qëllimit të dënimit, për veprën penale në fjalë,  në të cilën kanë humbur jetën dy persona F.R. 23 vjeçare dhe L.A. 30 vjeçare, ngase nuk është në proporcion me intensitetin e të mirës së mbrojtur, e as me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor.