Refuzohen ankesat kunder vazhdimit të mases së paraburgimit ndaj të pandehurve I.O, I.B., A.Th. dhe M.M.

Refuzohen ankesat kunder vazhdimit të mases së paraburgimit ndaj të pandehurve I.O, I.B., A.Th. dhe M.M.

I.O., I.B., A.Th dhe M.M., po dyshohen nga ana e prokurorisë për shkak të veprave penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 06.09.2019 – Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji.

 I.O., I.B., A.Th dhe M.M.,  po dyshohen nga ana e prokurorisë për shkak të veprave penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se  meqense ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo t’i  perserisin veprtat penale.