Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve S.B. dhe E.B.

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve S.B. dhe E.B.

Vendimi u more më rastin e ankesave të mbrojtësve të akuzuarve kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por edhe sipas detyrës zyrtare.

Prishtinë, 31.10.2019 – Gjykata e Apelit, e ka kthyer n rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve S.B dhe E.B.

Vendimi u more më rastin e ankesave të mbrojtësve të akuzuarve kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por edhe sipas detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Pejë, me aktgjykimin e datës 29.05.2019, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit S.B.  dhe E.B. për shkak të veprës penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni  437 par.2 lidhur me nenin 81 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  dhe i  kishte gjykuar ata me dënim burgimi me kusht  në kohëzgjatje prej 6 muaj si dhe dënim me gjobë në të holla në shumë prej 1000 euro.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar  më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës,  ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.1 nën. par 1.12 e lidhur me nenin 370 par.6 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale, pasi që aktgjykimi është në kundërshtim me arsyetimin, gjykata nuk ka dhënë  arsyet për faktet vendimtare ndërsa ato  që janë dhënë  janë të paqarta dhe të pa mjaftueshme për të vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike.