Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kunder të akuzuarve F.A. dhe G.Sh.

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kunder të akuzuarve F.A. dhe G.Sh.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Departamenti Special i Gjykatës  së  Apelit,  i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve F.A. dhe G.Sh., kunder aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.369/2016,  të datës 24.04.2019. Aktgjykimi në fjalë është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatë së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më ç ‘rast të akuzuarin F.A. e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin G. Sh. më burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar  më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës,  ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.