Të akuzuarve për krim të organizuar u vërtetohen dënimet më burgim

Të akuzuarve për krim të organizuar u vërtetohen dënimet më burgim

Në këtë menyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesëshem, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019

Prishtinë, 27.12.2019 – Departamenti Special i Gjykatës së  Apelit,  u ka vërtetuar dënimet më burgim të akuzuarve A.L., R.H.,  F.G., F.A., F.S dhe Z.B. Në këtë menyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesëshem, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019, sipas të cilit tre të akuzuarit  e parë ishin shpallur fajtor për shkak të veprës penale ”Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 238 par.1 lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe analoge”  nga neni 273 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ishin gjykuar,  A.L. dhe R.H më nga 11 vjet burgim, ndërsa i akuzuari F.G me 8 vjet burgim.  I akuzuari F.A, ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale” Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe analoge”  dhe ishte dënuar më 4 vjet burgim. Ndërkaq të akuzuarit F.S. dhe Z.B  ishin shpallur fajtor, secili për shkak të veprës penale “Dhëne e ndihmës në kryerjen e veprës penale”  nga neni 388 par 2, nën par 2.8  lidhur më par 1 të KPRK-së, dhe ishin dënuar,a i pari më 2 vjet burgim,  ndërsa i dyti më 1 vjet burgim.

Kolegji i Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, dhe sipas detyrës zyrtare,  lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti G. A dhe L.N., dhe  çështja është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Gjithashtu  më aprovimin e ankeses së prokurorisë, është konfiskuar automjeti BMW X 5,  të cilin e ka perdorr i akzuauri A.L. për kryerjene vepres penale.

Kolegji i Apelit i ka aprovuar pjesshëm edhe ankesat e mbrojtësve të pandehurve A.L., R.H. F.G. dhe F.A. ashtu që i’u është zbutur  dënimi me gjobë.

Në çështje tjera aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, ka ngelur i pa ndryshuar.