Gjykata e Apelit gjatë vitit 2019, zgjidhi afro 18 mijë lëndë

Gjykata e  Apelit gjatë vitit 2019, zgjidhi afro 18 mijë lëndë

“Është hera e parë që përpos që kemi zgjidhur të gjitha lëndët, qe i kemi pranuar gjatë një viti, e kemi zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra për 1, 334 lëndë. Pra përkundër që jemi përballur më një fluks jashtëzakonisht të madh të ankesave, kemi arritur që ta zvogëlojmë numrin e lëndëve të vjetra për 1, 300” – tha Shala.

Prishtinë, 10.01.2019Gjykata e Apelit,  në vitin që lamë pas i ka zgjidhur rreth 18 mijë lëndë, shifër kjo më e larta e arritur ndonjëherë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, gjatë një takimi më gazetarë.

Sipas tij,  institucioni që ai drejton, vitin 2019 e ka filluar më 12, 957 lëndë të pa zgjidhura, gjatë  vitit 2019,  i ka  pranuar edhe 16, 264 lëndë, që do të thotë se në punë i ka  pasur gjithsej 29, 221 raste. Nga to ka arritur t’i zgjidh 17, 598 lëndë, ndërsa  vitin 2020,  e  ka filluar  më 11, 623 lëndë.  “Është hera e parë që përpos që kemi zgjidhur të gjitha lëndët, qe i kemi pranuar gjatë një viti, e kemi zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra për 1, 334 lëndë.  Pra përkundër që jemi përballur më një fluks jashtëzakonisht të madh të ankesave, kemi arritur që ta zvogëlojmë numrin e lëndëve të vjetra për 1, 300” – tha Shala.

Sa i përket lendeve në të Departamentit Special, Shala theksoi se në këtë departament kanë ardhur 17 lëndë,  prej tyre janë zgjidhur 7, në trajtim e sipër janë edhe 10.

Po ashtu ai shtoi se gjatë një viti në Gjykatën e Apelit, janë zgjidhur edhe 89  lëndë kundër korrupsionit zyrtar. Prej tyre   një ankese është hudhur, 49 janë vërtetuar, 26 raste aktgjykimi i shkalles se parë është prishur dhe lënda është kthyer ne rivendosje. Në 2 raste dënimi i shkalles se parë është ashpërsuar, ndërsa në 4 raste dënimi i shkalles se parë është zbutur.