Kthehet në rigjykim rasti i të akuzuarit E.S.

Kthehet në rigjykim rasti i të akuzuarit E.S.

Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 paragrafi 1, nënparagrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.

Prishtinë, 21.04.202 – Departamenti Special i Gjykatës  së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse,  e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit E.S. Ky i fundit  muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në  kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” nga neni 24 dhe 147 par.3 dhe 9 i Kodit Penal të Kosovës,  më ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve.

Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 paragrafi 1, nënparagrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.

Po ashtu Gjykata e Apelit, vlerësoi se aktgjykimi  në fjalë, është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.