Gjykata e Apelit gjatë muajit prill ka zgjidhur rreth njëmijë lëndë

Gjykata e Apelit gjatë muajit prill ka zgjidhur rreth njëmijë lëndë

Sa i përket lëndëve urgjente në lëmine penale, e që kanë të bëjnë më masat e sigurimin e pranisë se pandehurit në procedurë, gjatë muajit prill janë pranuar 221 lëndë, ndërsa janë kryer 206.

Gjykata e Apelit, për kundër rrethanave të krijuara si pasoje e masave parandaluese kundër pandemisë Covid 19, edhe gjatë muajit prill, ka vazhduar punën e saj, në zgjidhjen e lëndëve urgjente, por edhe lëndëve tjera të rregullta, si në rastet kur caktimi i seancave publike nuk ka qenë i nevojshëm, ose në lëndët që vendos gjyqtari individual.

Kështu, në muajin qe lam në Gjykatën e Apelit janë pranuar 338 lëndë, ndërsa janë kryer 989.

Sa i përket lëndëve urgjente në lëmine penale, e që kanë të bëjnë më masat e sigurimin e pranisë se pandehurit në procedurë, gjatë muajit prill janë pranuar 221 lëndë, ndërsa janë kryer 206.

Lëndë të rregullta në lëmine civile janë kryer 506, penale të përgjithshme 47, penale krime të rënda 23. Ndërsa në Departamentin Special janë kryer 3 lëndë.

Për më tepër shikoni të dhënat tabelore si më lartë.