Kryetari Shala priti shefin e Eulex-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark

Kryetari Shala priti shefin e Eulex-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark

Temë diskutimi e këtij takimi, ishte gjendja e sistemit gjyqësor në përgjithësi, duke u ndalur më theks të veçantë në zhvillimet që po e përcjellin Gjykatën e Apelit.

Prishtinë, 01.07.2020 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, ka pritur sot shefin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX z. Lars-Gunnar Wigemark.Temë diskutimi e këtij takimi, ishte gjendja e sistemit gjyqësor në përgjithësi, duke u ndalur më theks të veçantë në zhvillimet që po e përcjellin Gjykatën e Apelit. Kryetari Shala theksoj se Gjykata e Apelit, pavarësisht numrit të pa mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, po punon në maksimum që t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta institucionale. Gjithashtu, theksoj se me gjithë vështirësitë e punës gjatë masave pandemike, Gjykata e Apelit ka arritur që përpos rasteve urgjente të zgjidh një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta. Në takim u bisedua edhe për nevojën për reforma të vazhdueshme në infrastrukturën ligjore dhe institucionale, pastaj avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritje të besimit publik. Temë diskutimi ishte edhe mënyrën e funksionimit të Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë. Shala falënderoi Wigemark për kontributin që ka dhënë misioni evropian në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadër të mandatit aktual të këtij misioni.