Të akuzuarve Rr.H. dhe K.R. u vërtetohen dënimet me burgim

Të akuzuarve  Rr.H. dhe K.R. u vërtetohen dënimet me burgim

Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rr.H. dhe K.R.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 03.04.2020, është vërtetuar.

Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim”  nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).  I akuzuarin RR.H. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari   K.R.  me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale. 

Sa i përket vendimin mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve, ashtu siç parashihet me ligj.