Gjykata e Apelit kryen mbi 15 mijë lëndë gjatë vitit 2020

Gjykata e Apelit kryen mbi 15 mijë lëndë gjatë vitit 2020

Prishtinë, 08.01.2020 – Gjykata e Apelit, përkundër rrethanave të vështira, më të cilat është përballur si pasoj e pandemisë Covid-19, ka arritur ta përmbyll suksesshëm vitin 2020. Kështu gjatë vitit që lamë pas, gjykata e shkallës së dytë, i ka zgjidhur mbi 15 mijë lëndë, shifër kjo e përafërt më vitet paraprake.

 Këtë e bëri të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, në një konferencë për media. “Gjykata e Apelit vitin 2020, e ka filluar më 11,640 lëndë të bartura nga vitet paraprake. Gjatë vitit 2020, kanë ardhur edhe 14,219 lëndë, që do të thotë se në punë i kemi pasur 25,859 lëndë.  Prej tyre i kemi zgjidhur 15, 048. Të pa kryera kanë mbetur edhe  10, 811. Nëse e krahasojmë numrin e lëndëve të kryera me ato të pranuara brenda një viti, del se e kemi arritur shkallën e efikasitetit 105.8% – theksoj nder të tjera Shala.

Ai tha se puna më e madhe është bërë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, ku  janë kryer 7,476 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të jenë edhe 9,039 lëndë. 

Sa i përket lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin Shala theksoi se vitin 2020, Gjykata e Apelit e ka nisur më 19 lëndë të pa kryera, gjatë vitit 2020, kanë arritur edhe 69 lëndë, që do të thotë se në punë kanë qenë 88 lëndë.  Janë zgjidhur 68 lëndë. Ndërsa në punë vazhdojnë te mbesin edhe 20.

Gjykata e Apelit, si pasojë e masave parandaluese kundër virusit Covid -19, një pjesë të vitit 2020, kishte punuar më staf të reduktuar duke trajtuar vetëm lëndët e natyrës urgjente. 

Shala tha se më virusin famëkeq deri më tani janë infektuar 13 gjyqtarë dhe 40 punonjës administrativ, por që për fat të mirë, të gjithë kanë kaluar pa pasoja.