Gjykata anulon dënimin më burgim të përjetshëm për të akuzuarit T.L., ia shqipton atë me 30 vjet burgim

Gjykata anulon dënimin më burgim të përjetshëm për të akuzuarit T.L.,  ia shqipton atë me 30 vjet burgim

Prishtinë, 19.01.2021 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit T.L. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim

Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”  nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  dënimin më burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim. 

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së. Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj.