Të pandehurit B.D. i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Të pandehurit B.D.  i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Prishtinë, 23.04.2021 – Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit B.D.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij,  është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.

B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale,  se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i  kërkuar me ligj.