Refuzohen ankesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin N.S dhe të tjerëve

Refuzohen ankesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin N.S dhe të tjerëve

Prishtinë, me 11.05.2021 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021, është vërtetuar dhe kjo çështje penale do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale.

Të pandehurit,  po akuzohen nga ana e Prokurori Special për  një serë veprash vepra penale të ndërlidhura si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  nga neni 283 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK); “Vrasje e rëndë”  nga neni 179 par.1.9 të KPRK-së;  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me par.1 të KPRK, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”  nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPR –së.

Kolegji prej tre anëtaresh i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë,  ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të pandehurve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, si të pabazuara, meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara ligjore, që determinojnë diçka të tillë.