Shala: Për gjashtë muaj, në Gjykatën e Apelit u zgjidhen rreth tetë mijë lëndë

Shala:  Për gjashtë muaj, në Gjykatën e Apelit u zgjidhen rreth tetë mijë lëndë

Mbi 9 mijë lëndë janë pranuar në Gjykatën e Apelit, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Ky po del të jetë edhe numri më i madh i lëndëve të pranuara ndonjëherë, në periudhën e njëjtë, që kur ka filluar punën kjo gjykatë.

Të dhënat i bëri publike, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, gjatë një adresimi për medie. ”Gjykata e Apelit në vitin 2021, ka hyrë 10, 811 lëndë të pa zgjidhura, të trashëguara nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe raportuese, i kemi pranuar edhe 9,120, numër ky me i larti që është regjistruar ndonjëherë. Në punë total i kemi pasur 19, 931 lëndë. Nga to janë zgjidhur 7,812 lëndë. Në procedurë janë edhe 12, 119 lëndë” – tha Shala. Sipas tij, numri i lëndëve te pa zgjidhura po rritet dhe kjo po ndodhe për dy arsye. “E para për shkak se këtë vit, kemi një numër jashtëzakonisht të madh, enorm do të thosha, të lëndëve që na vinë nga 7 gjykatat themelore. Në vitin e kaluar në këso kohe kishim të pranuara 2,742 lëndë civile. Ndërsa sivjet deri me tani kemi pranuar, 4,684 ose rreth 2,000 lëndë ma shume. E dyta, është pak për fajin tonë, më saktësisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe pa aftësisë se tij, për t’i plotësuar pozitat e lira të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit. Aktualisht kemi 11 gjyqtarë më pak, sa janë të planifikuar për vitin 2021” – theksoi Sa i përket lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, Shala tha se në vitin 2020 Gjykata e Apelit ka hyrë me 20 lëndë te pa zgjidhura. Gjatë këtij viti i ka pranuar edhe 39. Në total në pune sipas tij, kanë qenë 59 lëndë. Janë kryer 45. Vazhdojnë te mbesin në procedurë edhe 14.