ANULOHET AKTGJYKIMI I GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ NË RASTIN E TË AKUZUARIT N.P.

ANULOHET AKTGJYKIMI I GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ NË RASTIN E TË AKUZUARIT N.P.

Prishtinë, 30.11.2021 – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari N.P. është shpallur fajtor për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafët 4 dhe 12 të KPRK dhe dy veprave penale mbajtja në pronësi, kontrollë apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktgjykimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Shkarko Aktgjykimin