Kryetari Totaj, raporton pranë KGJK-së, për tremujorin e dytë të vitit 2022

Kryetari Totaj, raporton pranë KGJK-së, për tremujorin e dytë të vitit 2022

Prishtinë, 08.08.2022 – Në takimin e 294-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, ka paraqitur raportin e punës së Gjykatës së Apelit në tremujorin e dytë prill – qershor të vitit 2022.

Kryetari Totaj, fillimisht paraqiti statistikat për pranimin dhe zgjidhjen e lëndëve për secilin departament si në vijim. 

Lidhur me lëminë civile, theksoi se janë pranuar 1 mijë e 390 lëndë, janë përfunduar 1 mijë e 817 lëndë e që shkalla e efikasitetit sipas tij ka qenë 130.7%.

Në departamentin e përgjithshëm – divizioni penal theksoi se janë pranuar gjithsej 331 lëndë, janë përfunduar 296 lëndë dhe shkalla e efikasitetit ka qenë 89.4%.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë pranuar 103 lëndë, janë përfunduar 106 lëndë, me një shkallë të efikasitetit prej 102.9%

Në Departamentin Special janë pranuar 9 lëndë, janë zgjidh 8 lëndë me shkallë të efikasitetit 88.9%. Në Departamentin për të Mitur janë pranuar 30 lëndë, janë zgjidh 23 lëndë me shkallë të efikasitetit prej 76.7%. Në

Departamentin për Çështje Administrative janë pranuar 208 lëndë, ndërsa janë zgjidh 181 dhe shkalla e efikasitetit ka qenë 87.0%.

Ndërsa, në divizionin e kundërvajtjes janë pranuar gjithsej 83 lëndë dhe janë përfunduar 89 lëndë, dhe se shkalla e efikasitetit ka qenë 107.2%.

Kryetari, ka theksuar se duke u bazuar në këto statistika,  i bie që shkalla e efikasitetit për këtë tremujor ka qenë diku 111.7%.

Gjithashtu, Totaj theksoi publikimin e rregullt të raporteve mbi bazat mujore si dhe të gjitha raportet statistikore të të gjithë gjyqtarëve.

Lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Apelit, në këtë tremujor Apeli ka publikuar 2 mijë e 748 vendime. Në publikimin e vendimeve, kjo Gjykatë është radhitur prej të parave, duke theksuar se në total janë të publikuara gjithsej 12 mijë e 890 vendime.

Po ashtu, në muajin prill është publikuar një vendim disiplinor, ndërsa në muajin maj 2 vendime tjera disiplinore.

Kryetari Totaj ka raportuar edhe lidhur me Strategjinë e miratuar nga KGJK për prioritizim të lëndëve dhe synimet që ka gjykata që të përfundojnë lëndët e pazgjidhura veçanërisht të vitit 2018 dhe 2019. Ai ka raportuar, edhe për lëndët e natyrës së korrupsionit. 

Raporti i punës u miratua nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe u theksua rritja e efikasitetit të punës së Gjykatës së Apelit me departamentin civil si më të suksesshëm, me shkallë të efikasitetit 130.7%, ku gjyqtarët e kësaj gjykate janë mbi normën orientuese. 

Pavarësisht sfidave dhe problemeve të adresuara edhe pranë KGJK-së, Kryetari Totaj shprehu përkushtimin e tij dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, për rritjen e vazhdueshme të efikasitetit, në këtë gjykatë.