Kryetari Totaj, ka pritur në takim Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi

Kryetari Totaj, ka pritur në takim Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi

Prishtinë, 21.09.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, ka pritur në takim Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi.

Në takim ndër të tjera u diskutua trajtimi i problematikave rreth marrëdhënies së punës. Po ashtu u diskutua, për çështjet me interes të përbashkët, që ndërlidhen me punët e të dy institucioneve.

Kryetari Totaj, shprehu angazhimin e kësaj Gjykate, për trajtimin me prioritet të lëndëve rreth marrëdhënies së punës dhe të gjitha lëndëve të tjera që ndërlidhen me këtë organ.