Vërtetohet aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit G.G.

Vërtetohet aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit G.G.

Prishtinë, 29.11.2022 – Me aktgjykimin e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit PAKR.nr.516/2021 të datës 29.09.2022, janë refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokati S.D., si dhe ankesa e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë P.nr.9/18 të datës 20.08.2021, ishte shpallur fajtor i akuzuari G.G. për shkak të veprave penale Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore nga neni 180 par.1 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ashtu që ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, apo shkelje tjera e të cilët kishin me kushtëzua anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit dhe se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Kurse, në raport me vendimin mbi dënimin, meqenëse ankesat nuk kanë parashtruar ndonjë fakt të ri ankimor, kolegji i Gjykatës së Apelit është pajtuar me vlerësimin e  gjykatës së shkallës së parë në raport me rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktgjykimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.