Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për vitin 2024

Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për vitin 2024

Prishtinë, 23 janar 2025– Gjykata e Apelit, ka publikuar raportin e punës për vitin 2024, në të cilin janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Përgjatë vitit 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 29,462 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsejtë 20,979, kështu duke rezultuar me shkallën e efikasitetit prej 71.2%.

Publikimi në vazhdimësi i raporteve të tilla nga Gjykata e Apelit, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Derisa, në tremujorin e katërt të këtij viti, në këtë gjykatë janë pranuar 8,182 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 6,836 lëndë, me shkallë të efikasitetit prej 83.5%.