Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit, i shtohet edhe një gjyqtar

Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit, i shtohet edhe një gjyqtar

Prishtinë, 3 mars 2025 – Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, priti në takim gjyqtarin Mentor Hajraj, i cili është avancuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryetari Totaj, i uroi mirëseardhje gjyqtarit në fjalë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në këtë gjykatë, si dhe duke i garantuar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.

Aktualisht, në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit janë të angazhuar pesë (5) gjyqtarë.