Besnik Bislimaj
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Besnik Bislimaj, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Bislimaj, ka diplomuar në vitin 2007, në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, ka kryer provimin e jurisprudencës në vitin 2013, ndërsa praktiken profesionale e ka përfunduar në Gjykatën Komunale në Prizren gjatë vitit 2009 -2010, në vitin 2011, ka filluar punën në Gjykatën Komunale në Prizren si Referent i referatit Penal, në vitin 2013,ka punuar në Gjykatën Themelore në Prizren si Bashkëpunëtor profesional, në vitin 2014, ka vijuar trajnimin fillestar për gjyqtar në Institutin Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë, ndërsa nga viti 2015, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec, me vendim të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, është transferuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Gjakovë. Ndërsa, studimet postdiplomike i ka përfunduar me datë 31.10.2018 në Fakultetin Juridik. Nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.