Ylber Shurdhiqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ylber Shurdhiqi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Para se të emërohej në këtë pozitë me datë 24.02.2022, nga viti 2015 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil njëkohësisht Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm, si dhe përgjegjës i Divizionit Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Shurdhiqi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Studimet postdiplomike në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar në vitin 2017. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Lipjan në vitin 2008, ndërsa nga viti 2011 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme në Prishtinë. Nga viti 2013 deri më 2015 ka ndjekur trajnimin fillestar për Arsimim Ligjor pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Nga 1 marsi i vitit 2022 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.