Naim Meholli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
• Naim Meholli është gjyqtar i departamentit të Përgjithshëm divizioni civil në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtari Naim Meholli ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin e Prishtinës ndërsa masterin e ka përfunduar me 02.11.2010. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2013.
Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në USAID Programi për zvogëlimin e lëndeve përmbarimore në vitin 2011-2012 si dhe në Odën e Avokatëve në vitin 2012-2013, gjithashtu ka punuar edhe si Bashkëpuntor profesional në Gjykatën Themelore në Mitrovicë në periudhën prej 2013 – 2015.
Ndërsa me datën 19.05.2015 pasi ka përfunduar me sukses të gjitha trajnimet për gjyqtarë ku edhe i është dhënë diploma, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën themelore ne Mitrovicë.
Me datë 1 mars të vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.