Frosina Sylejmani
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Frosina Sylejmani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja Sylejmani ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004,ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2005 deri në vitin 2006 ajo ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërkaq nga viti 2006 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e juristes- përfaqësuese së INSING sh.a Dega në Prishtinë. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Frosina Sylejmani është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, detyrë të cilen e ka ushtruar deri me 16.06.2017. Nga kjo datë ajo është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit.