Lumni Sallauka
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Lumni Sallauka është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit. Para se të emërohej në këtë pozitë me 20.02.2018, ka bërë të njëjtën punë në Gjykatën Themelore në Prizren. Këtë funksion e ka ushtruar nga viti 2013. Sallauka ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2006. Ndërsa praktikën profesionale e mbajti tek Avokat Ilaz Kadolli nga viti 2003 deri në vitin 2004. Në vitin 2004-2006 ka ushtruar pozitën e zyrtarit sprovues në Shërbimin Sprovues të Kosovës. Në vitin 2006-2007 ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Njësinë e Inspektimit Gjyqësor. Ndërkaq provimin pranues dhe trajtimin për gjyqtar e ka përfunduar në vitin 2010 në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Studimet post diplomike (master) i ka kryer në vitin 2011, në drejtimin ,,Juridiko-Financiar,, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Sallauka është bashkautor dhe autor i moduleve - programeve trajnuese ,,E drejta Familjare,, , ,,Drejtësis për Fëmijë-Aspekti Civil,, dhe ,,Juridiksioni dhe Kompetenca e Gjykatës Themelore-Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil,, , pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të të cilit institucion që nga viti 2013, ai është angazhuar edhe si trajnues gjyqsor i lëndëve civile. Punës si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren.