Hunaida Pasuli është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Pasuli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 2003 deri në vitin 2012, ajo ushtroi detyrën si juriste e hetuesisë tek Institucioni i Avokatit të Popullit. Me 01.01.2013 Pasuli është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri në dhjetor 2018. Nga janari i viti 2019, ajo është emëruar gjyqtare në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit.