Enes Mehmeti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Enes Mehmeti është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm, divizioni civil në Gjykatën e Apelit, nga janari i viti 2019. Mehmeti ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Ferizaj në vitin 2003 - 2004. Mehmeti gjithashtu ka punuar edhe si referent juridik në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtinë në periudhën prej 17 janar 2005e deri në vitin 2006. Nga viti 2007 deri në korrik të vitit 2012 ka punuar me ZRRUM dhe AKM. Ndërsa në Gjykatën Komunale në Ferizaj është emëruar si gjyqtar më 01.08.2012 ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Enes Mehmeti, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm, divizioni civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj, punë të cilën e kreu deri në janar të viti 2019.