Malsor Kryeziu
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Malsor Kryeziu, është gjyqtar në Departamentin e përgjithshëm-Divizioni civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjyqtari ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me 26.04.2006, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu me 23.03.2013. Me dt.19.05.2015, është dekretuar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë-dega Rahovec, pastaj me vendim të kryetarit të Gjykatës, detyrën e gjyqtarit e ka kryer në Gjykatën Themelore në Gjakovë Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil. Me datë 16.05.2019, ka përfunduar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik në drejtimin e të drejtës civile dhe pronësore. Kryeziu, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.