Hidajete Gashi - Alaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Hidajete Gashi - Alaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Gashi, ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet post diplomike në drejtimin Juridiko - Civil i ka përfunduar në vitin 2017. Ndërsa, provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2006. Nga viti 2004 deri në vitin 2006, ka mbajtur praktikën profesionale në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Në periudhën kohore maj 2007 deri në mars 2011, ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nga muaji mars i vitit 2011 deri në muajin maj të vitit 2015, ka punuar në pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Me datë 19.05.2015, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Gashi, gjatë periudhës kohore dhjetor 2017 deri në dhjetor 2019 ka qenë Kryesuese e Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës. Nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Kosovës.