Hava Haliti është gjyqtare në Departamentin për Krime të Renda në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja Haliti ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980. Provimin e jurispodencës e kreu në vitin 1988. Nga viti 1980 deri në vitin 1990, ishte Këshilltare në Sekretariatin Krahinor të Jurisprudencës dhe Administratës. Në vitin 2000, u emërua si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në fillim të janarit 2013, znj. Haliti u emërua si gjyqtare e Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga 01.09.2015, është gjyqtare në Gjykatën e Apelit.