Ardian Ajvazi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ardian Ajvazi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës Ajvazi ka diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2013. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në avokaturë në Gjilan nga viti 2007 - 2008. Ajvazi gjithashtu ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas në Prishtinë në periudhën prej 2009 e deri në vitin 2013. Ndërsa nga viti 2014 deri më 2015 ka ndjekur trajnimin për arsimim ligjore ne IGJK. Më 20 maj 2015 Ardian Ajvazi u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm divizioni civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj pozitë të cilën ende e mban. Nga 1 janar 2021 Ajvazi caktohet Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm, njëkohësisht përgjegjës i Divizionit Civil në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.