Nora Bllaca Dula
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Nora Bllaca -Dula është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Bllaca-Dula ka diplomuar në Fakultetin Juridik ,Universiteti i Prishtinës në vitin 1995, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ajo ushtroi detyrën si asistente ligjore në Departamentin e Drejtësisë, ndërkaq nga viti 2003 deri më 2010 ka ushtruar detyrën si Sekretare në Odën e Avokatëve të Kosovës. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. tri vite me vonë, ajo është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, detyrë të cilen e ka lënë me 16.06.2017, për t\'u bërë pjesë e Gjykatës së Apelit.