Burim Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Kosovës nga data 20.02.2018. Para se të emërohej në këtë detyrë Shala, ka punuar në Gjykatën Themelore në Gjilan- Dega në Kamenicë, pozitë te cilën e ka mbajtur nga viti 2013. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Kamenicë nga viti 2004 deri më 2005. Dy vite më pas filloi punën si avokat deri në vitin 2010. Ndërsa nga viti 2010 deri më 2012 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kamenicë.