Halide Reka
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Halide Reka është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Reka ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1999, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Nga viti 2000 deri në vitin 2001 ajo ushtroi detyrën si praktikante në Shoqatën e Juristëve për Ndihmë Grave, ndërsa nga viti 2003 deri më 2008 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Më 2008 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Reka është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga janari i vitit 2019, Reka është emëruar gjyqtare në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit.