Liridon Maloku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Liridon Maloku është gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën e Apelit nga data 03/01/2019. Gjyqtari Maloku ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ku edhe i përfundoj studimet post-diplomike në drejtimin Juridiko-Penal si dhe në drejtimin Juridiko-Civil gjatë periudhës 2009/12. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 e kreu provimin për Përmbarues Privat. Praktiken profesionale e mbajti në Oden e Avokatëve të Kosovës si dhe në Gjykatën Komunale në Mitrovicë gjatë viteve 2009/10. Ka punuar në projektin USAID/SEAD në periudhën 2010/11 dhe ka vazhduar mandej të punoj në Prokurorin e Qarkut në Prishtinë në pozitën e Bashkëpunëtorit Profesional deri në vitin 2012 kur u emërua gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Vushtrri, tani Gjykata Themelore në Mitrovicë Dega në Vushtrri, të cilën pozitë e mbajti deri me datën e avancimit në Gjykatën e Apelit.?