Bujar Muzaqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Bujar Muzaqi nga janari i vitit 2019 është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm, Divizioni civil në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtari Bujar Muzaqi ka diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përfundoi provimin e Jurisprudencës në vitin 2010. Me bursen studimore të siguruar nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës studimet postdiplomike - Master i Drejtësis në të drejtën Amerikane – drejtimi civil, në Universitetin Wake Forest University, Winston Salem - Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikes i ka përfunduar në vitin 2015. Nga viti 2005 deri në vitin 2006 punoi avokat praktikant në avokaturen Avni Q.Vula, nga viti 2006 deri në vitin 2010 bashkëpunëtor profesional në avokaturën Avni Q.Vula, nga viti 2010 deri në vitin 2012 punoi dhe morri licencen avokat me seli në Prishtinë. Në muajin qershor të vitit 2012 është emëruar gjyqtar në ish Gjykata Komunale në Podujevë ku dhe punoi deri në muajin dhjetor të vitit 2012. Nga muaji janar i vitit 2013 deri në muajin dhjetor të vitit 2018, punoi gjyqtar në departamentin e përgjithshëm, divizioni civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë. Përpos gjuhës amtare (Shqip) flet edhe Gjuhen Serbe, dhe Gjuhen Angleze.