Vaton Durguti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Vaton Durguti, është gjyqtar i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit. Më herët ka qenë gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda dhe njëkohësisht, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë. Gjyqtari ka diplomuar në vitin 2002 në UP-Fakulteti Juridik në Prishtinë. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2003. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Rahovec në vitin 2002/2003, për të vazhduar si referent gjerë në vitin 2005, kur i është nënshtruar arsimimit fillestar ligjor për Gjyqtarë dhe Prokurorë në IGJK në Prishtinë. Në vitin 2007, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren, ku dhe punoi deri në maj të vitit 2010, për të kaluar Gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Prizren deri më 31.12.2012. Që nga viti 2012, e në vazhdim trajnues në Institutin Gjyqësor të Kosovës, Po ashtu gjatë vitit 2012, i certifikuar nëpërmjet programeve për njohurit e sistemit gjyqësor gjerman, Nga një Janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku edhe në bazë të propozimit të kolegjiumit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka emëruar Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjakovë , të cilën pozitë e ka mbajtur deri më 01.07.2019.