Statusi i Lëndës

Në këtë faqe ju mund të kërkoni statusin e lëndës tuaj në gjykatë dhe historikun e veprimeve që nga pranimi i lëndës tuaj. Kërkimi bëhet përmes numrit të lëndës dhe pasqyron shënimet në sistemin e menaxhimit informativ të lëndëve (SMIL). Aktualisht rezultatet shfaqen për Gjykatat Themelore dhe Gjykatën e Apelit të Kosovës, ndërsa sistemi përditësohet dhe përmirësohet në vazhdimësi.
  • Shiko videon udhëzuese
  • Në fushën e kërkimit, shëno numrin e lëndës për të cilën dëshironi të gjeni statusin dhe kliko "Kërko statusin e lëndës"
  • Rezultatet e kërkimit do t'ju shfaqin statusin e asaj lënde dhe historikun e veprimeve në atë lëndë.
  • Nëse doni të realizoni kërkim të ri, shtypni butonin "Kërko përsëri"
*Në rast se ju keni dorëzuar një lëndë në gjykatë kurse kërkimi për statusin nuk nxjerr rezultat në këtë faqe, kjo nuk nënkupton domosdoshërisht se lënda në fjalë nuk gjendet në gjykatë. Lënda mund të mos jetë regjistruar akoma në sistemin elektronik (SMIL) ose databaza duhet të rifreksohet. Të dhënat për statusin e lëndës përditësohen në uebfaqen e gjykatës çdo 24 orë.