8 MIJË LËNDË TE ZGJIDHURA PËR 9 MUAJ

8 MIJË LËNDË TE ZGJIDHURA PËR 9 MUAJ

Nga 1 janari i këtij viti deri në fund të muajit shtator, janë kryer gjithsej 7 mijë e 768 lëndë

Gjykata e Apelit e Kosovës, edhe këtë vit, është duke vazhduar trendin e zgjedhjes së shpejtë dhe efikase të lëndëve, të cilat vijnë në këtë gjykatë. Në bazë të raportit të tremujorit të tretë,  rezulton se nga 1 janari i këtij viti deri në fund të muajit shtator, janë kryer gjithsej 7 mijë e 768 lëndë. Nga to, civile janë gjithsej 2511 lëndë, pastaj  penale të përgjithshme 1250 , penale krime të rënda 459,  si dhe penale për të mitur 36. Po ashtu janë kryer edhe  307 raste  administrative, 793 kundërvajtje, 211 ekonomike si dhe 2201 penale te ndryshme.

Kjo arritje ka ardhur si rezultat i një pune të madhe dhe efikase të gjyqtarëve dhe punëtorëve të administratës si dhe menaxhimit të mirë.

Gjithsesi vlen të theksohet se në këtë gjykatë vazhdojnë te mbesin  në punë mbi 9 mijë lëndë, shumica nga to  konteste civile. Kjo ngase në vitin 2015, Apeli  ka hyrë me mbi 8 mijë lëndë të pa zgjidhura , ndërsa deri në këtë kohë,  kanë ardhur edhe po kaq raste.  Aktualisht në Gjykatën e Apelit punojnë 37 gjyqtarë. Tetë nga ta kanë filluar punën në fillim të muajit të kaluar. 

Gjykata e Apelit zotohet se  është në shërbim të  sundimit e ligjit dhe ndan drejtësinë në mënyrë të paanshme, efikase dhe të vazhdueshme.