Shqyrton dhe vendos si shkallë e dytë për të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike si:
– Kontestet midis personave ekonomik vendorë apo të huaj rreth çështjeve të tyre ekonomike.
– Riorganizimin, falimentimin dhe likuidimin e personave ekonomik, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe.
– Kontestet lidhur me pengimin e posedimit, përveç pronave të paluajtshme.
– Kontestet lidhur me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit të monopolit dhe pozitës dominuese në treg dhe marrëveshjet e monopolit.
– Mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe intelektuale.
– Kontestet që përfshijnë kompanitë ajrore për të cilat aplikohet Ligji mbi Aviacionin, duke përjashtuar kontestet e udhëtarit.
– Konteste lidhur me të drejtat e autorit.
– Çështje tjera të përcaktuara me ligj
Ky departament ka 3 gjyqtarë. Vendimet merren në kolegj prej tre anëtarësh.