Të mërkurën, me 06.01.2016, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh, i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh, ndaj të pandehurit M.A..
Kështu, Apeli ka refuzuar si të pabazuar, ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, PPR.KR.nr.214/2015, të datës 28.12.2015.
I pandehuri në fjalë po dyshohet nga anA e prokurorisë se ka kryer veprën penale: Rekrutim për terrorizëm, nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit vlerëson, se meqenëse ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, konform nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale, ngase edhe me tutje ekzistojnë rrethana, të cilat me të drejtë justifikojnë frikën, se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ikte apo arratisej, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.