Përgëzoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e kryesuesit të ri. Është për tu çmuar lidershipi, maturia dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore dhe institucionale, e anëtarëve të KGJK-së, për një proces zgjedhor të rregullt, transparent dhe mjaft dinjitoz.
Si u.d kryetare e Gjykatës së Apelit, mund të them se ishte fat dhe privilegj për këtë institucion, që në garë për të parin e KGJK-së , kësaj radhe, dy kandidatët të ishin gjyqtarë të kësaj gjykate, z. Nehat Idrizi dhe znj. Makifete Saliuka. Në emrin tim personal, te gjyqtarëve dhe stafit të kësaj gjykate, i uroj kryesuesit të ri z. Nehat Idrizi, shumë sukses në punën dhe veprimtarinë e tij, gjatë mandatit te tij. Duke u bazuar në përvojën dhe profesionalizmin e tij, besoj që z. Idrizi, ka vizion të qartë për t’a udhëhequr gjyqësorin dhe se do ta kryej punën e tij me përgjegjësi të lartë morale e ligjore. |